Daka: Procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm, asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Aktuale

Daka: Procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm, asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:56
Valdete Daka

(E plotësuar) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se asnjëherë në Kosovë nuk janë organizuar zgjedhje kaq të mira.

Daka: Ishte një proces i shkëlqyeshëm

“Procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit për mua ka qenë i shkëlqyeshëm. Dita e zgjedhjeve të 19 nëntorit ka qenë një ditë e shkëlqyeshme dhe e mrekullueshme. Sepse për herë të parë në historinë e Kosovës pas luftës që nga viti 2008, asnjëherë nuk kemi organizuar zgjedhje më të mira. Të shkoj vetëm një kuti në rinumërim nga i gjithë ky proces, për mua është diçka e shkëlqyeshme”, tha ajo.

Daka këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes që sot KQZ ka mbajtur ku është miratuar raporti i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Sipas këtij raporti një vendvotim shkon në rinumërim ndërsa janë anuluar 22 zarfe me vota me kusht.

Anulohen 22 zarfe të votimit me kusht, një vendvotim në Prizren shkon në rinumërim

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të votave ka paraqite raportin në mbledhjen e KQZ-së.

Ai ka thënë se në këtë qendër janë duke u procesuar votat. Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë procesuar 98 për qind e formularëve. Pas kësaj ka thënë se do të procesohen votat me kusht dhe ato me postë.

Sipas tij, do duhet edhe dita e nesërme për t’i procesuar të gjitha votat. Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se deri tani janë anuluar 22 zarfe të votimit me kusht në 8 vendvotimet në të cilat nuk ka pasur nënshkrim të votuesve në listë.

Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim. .

KQZ-ja ka miratuar raport të prezantuar nga Ahmetaj në bazë të të cilit anulohen 22 zarfe të votimit me kusht dhe një vendvotim shkon ne rinumerim. Vendvotimi që do të shkojë në rinumërim është 20008a/01R.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat