Policia tregon nëse do të arrestohen sot në Kuvend Albin Kurti, Donika Kadaj e Albulena Haxhiu

Aktuale

Policia tregon nëse do të arrestohen sot në Kuvend Albin Kurti, Donika Kadaj e Albulena Haxhiu

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:52
Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditura detaje rreth arrestimit të mundshëm për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme të Kuvendit që pritet të mbahet nga ora 10:00.

Lidhur me këtë rast media ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxhën që tha se në rast se vetëm është lëshuar urdhëresë, atëherë policia ka për kompetencë realizimin e asaj urdhërese.

”Është çështje me të cilën është marrë drejtoria rajonale e Prishtinës më shumë dhe çështjen e këtyre urdhëresave është kompetencë e tyre me realizu. Natyrisht kur të marrin kompetencë prej Gjykatës duhet me zbatu, ose të paktën me i kërku ata.”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti tha se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë urdhëresë zyrtare për këtë rast.

”Ne nuk kemi pranuar asgjë zyrtarisht, deri në këto momente. Gjykata ose prokuroria munden me ju informu ku është mbetur çështja. Zyrtarisht nuk kemi ndonjë urdhëresë lidhur me këtë rast.”, shtoi ajo.

Pasi që dje tre deputetët e Vetëvendosjes nuk u paraqitën në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, trupi gjykues ka urdhëruar arrestimin e tre të akuzuarve.

Në mëngjesin e ditës së djeshme, këta deputetë u kërkuan edhe në shtëpitë e tyre, mirëpo policia nuk arriti t’i gjente.

Nga ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat