Limaj: Dita e Flamurit na kujton ngjarje të mëdha të historisë

Aktuale

Limaj: Dita e Flamurit na kujton ngjarje të mëdha të historisë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 11:50
Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për festat e Nëntorit.

Ai ka thënë se Dita e Flamurit kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë.

“Kjo festë e madhe e jona, dita e flamurit tonë kombëtar na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, në këtë ditë nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqësit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit tonë e deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së në Kosovë. Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi. Prandaj, urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI”, thekson Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat