Mustafa te shtatorja e ish-presidentit Rugova: Ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në

Aktuale

Mustafa te shtatorja e ish-presidentit Rugova: Ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Isa Mustafa tek shtatorja e Presidentit, Ibrahim Rugova

(E plotësuar) - Për nder të ditëlindjes së ish-Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e LDK-së dhe bashkëpunëtorë nderuan jetën dhe veprën e tij.

Kryetari Mustafa tha se ish-Presidenti Rugova është dhe do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme jo vetëm për LDK-në por edhe për shtetin e Kosovës, i cili ka vënë themelet e shtetndërtimit të Kosovës, ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke qenë kështu Presidenti i parë historik i Kosovës.

“Ai do të nderohet gjithmonë nga LDK-ja dhe bashkë do ta çojmë përpara veprën e Presidentit Rugova, të zhvillojmë një demokraci të mirëfilltë ashtu siq ai e ka paramenduar dhe i ka vënë themelet, gjithmonë duke u përshtatur me ecuritë bashkëkohore dhe evropiane dhe në bashkëpunim me SHBA-të sepse gjithmonë ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë kryetari Mustafa.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa, së bashku me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, kanë bërë të shtunën homazhe tek shtatorja e Presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e datëlindjes së tij.

Mustafa tha se Rugova vazhdon të mbetet figura kyçe e LDK-së dhe gjithë Kosovës.

Ai ishte presidenti i parë i Kosovës së lirë.

Sipas tij, LDK-ja do të vazhdojë të ndjekë hapat e Rugovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat