Kushti i LDK-së për Qeverinë ‘Haradinaj’ që ta votojë Demarkacionin

Aktuale

Kushti i LDK-së për Qeverinë ‘Haradinaj’ që ta votojë Demarkacionin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
Zyrtarë të LDK-së

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se beson që marrëveshja e arritur me Malin e Zi për demarkim të kufirit duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar se idetë dhe bazat e argumentimit të komisionit të ri të formuar për këtë çështje janë të rrezikshme.

Në Zona B, ai ka deklaruar se ky komision dhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj po luajnë me qytetarin e Kosovës, duke e lënë të izoluar, për shkak të një kauze të paqenë, ndjekja e së cilës mund ta hapë Kutinë e Pandorës.

“Ka shumë njerëz aktiv në politikën e Kosovës që e kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, por siç duket kanë harruar çka kanë nënshkruar. Në kohën e negociatave, kishte variante të ndryshme për atë se cila datë duhej të merrej si bazë për vendosjen e kufirit tonë. Dhe me insistimin tonë, Marti Ahtisaari u bind që të merrej territori si më 31 dhjetor të vitit  1988”, deklaroi Hyseni.

Por, Hyseni ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, “nëse pozita i bën 61 vota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat