Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së futbollistit Plllana

Aktuale

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së futbollistit Plllana

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:31
Shkelqim Pllana

Prokurori Hivzi Bajraktari kërkoi paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e një 17 vjeçi në Prishtinë të shtunën.

Prokurori Hivzi Bajraktari, ka kërkuar që të dyshuarit për vrasjen e 17 vjeçit të shtunën në Prishtinë, t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin për kallxo e bëri të ditur avokati i të dyshuarit, Veton Rrecaj.

Seanca ishte e mbyllur për publikun.

Bëhet e ditur se vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë, derisa avokati ka kërkuar që eventualisht gjatë hetimeve vepra të rikualifikohet në vrasje të kryer në gjendje të afektit mendor.

Vendimi do të merret brenda ditës.

Më 9 dhjetor, një 17 vjeç vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat