Putin: Zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet me dialog

Aktuale

Putin: Zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet me dialog

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Pamje nga takimi

President i Rusisë, Vladimir Putin sot ka pasur një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë të përbashkët për media, ai tha se biseda ishte shumë konstruktive, dhe u diskutuan shumë tema.

Në mesin e shumë çështjeve që u diskutuan, Putin foli edhe për  raportin e Serbisë me Kosovën, duke theksuar se problemet ndërmjet dy vendeve duhet të zgjidhen me dialog dhe mjete politike.

Siç tha presidenti rus, Rusia do ta mbështesë çdo vendim të Serbisë që bëhet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se dialogu duhet të jetë zgjidhje.

Sipas Putinit, kjo duhet të zgjidhet me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë takim u theksuan edhe raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat