Bëhet e “gjallë” Teuta Rugova, rikthehet në Kuvend

Aktuale

Bëhet e “gjallë” Teuta Rugova, rikthehet në Kuvend

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:55
Anton Quni dhe Teuta Rugova

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova i është rikthyer seancave të Kuvendit të Kosovës.

Ajo është parë sot në sallën e Kuvendit duke biseduar me kolegun e saj deputetin Anton Quni.

Teuta Rugova herën e fundit që kishte qenë në Kuvend ishte kur koalicioni PAN kërkonte që të shtyhej seanca e konstituimit të Kuvendit.

Vetë Rugova ishte rreshtuar kundër partisë së saj duke përkrahur propozimin e koalicionit PAN për shtyrjen e seancës konstituive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat