Rama zotohet se nuk do të veprojë si Haradinaj: Ju premtoj që paga ime ...

Aktuale

Rama zotohet se nuk do të veprojë si Haradinaj: Ju premtoj që paga ime ...

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:13
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Një vendim që e mori kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, homologu i tij nga Shqipëria Edi Rama po zotohet se nuk do ta bëjë asnjëherë. Përderisa Haradinaj pasi kishte kaluar 100 ditshin si kryeministër ia kishte rritur pagën vetes për 100%, Rama po e konsideron të padrejtë që mësuesit ta kenë pagën më të ulët se kryeministri.

Rama kryeministri i Shqipërisë u zotua sot se rrogat e tij nuk do të rritet derisa të barazohet me rrogën e mësuesve, sepse sipas tij kjo është e padrejtë.

Shefi i Qeverisë së Shqipërisë priti sot në një takim me rastin e festave të fundvitit, mësuesit më të mirë të Shqipërisë. Në fjalimin që mbajti përpara tyre, bëri premtimin të cilin të gjithë arsimtarët e presin, rritje të vazhdueshme të pagave.

Në këtë pikë, Rama e quajti të padrejtë që, si kryeministër, ka pagë më të lartë se mësuesit, dhe tha se kjo diferencë do të zvogëlohet duke rritur rrogën për ta, dhe duke mbajtur të pandryshuar rrogën e vet.

“Kemi në program rritjen e mëtejshme për pagat e mësuesve. Rritja ka ardhur që në fillim të mandatit tonë të parë, me uljen e taksës së rrogës. Do vijojmë rritjen e pagave për mësuesit. Paga ime është padrejtësisht më e madhe sesa juaja. Këtë diferencë do ta ngushtojmë. Ju premtoj një gjë, që paga ime nuk do rritet, por juaja do rritet çdo vit”, premtoi Rama.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte marrë një vendim ditë më parë ku paga e tij arrinte shifrën 2 mijë e 950 euro.

Haradinaj kishte dhënë disa arsyeje për ngritjen e pagës që i kishte bërë vetës. Ai thoshte se një kryeministër me pagën prej 1 mijë e 300 ose vjedh ose mashtron, shkruan Insajderi.

Haradinaj kishte arsyetuar rritjen e pagës se si kryeministër ati i duhet të blejë këmisha dhe kravata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat