"Ali Ahmeti e Hashim Thaçi shesin e blejnë gjithçka në emër të shtetit, vetëm të mbesin në pozitat që janë’’ - Bota Sot
"Ali Ahmeti e Hashim Thaçi shesin e blejnë gjithçka në emër të shtetit, vetëm të mbesin në pozitat që janë’’

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

"Ali Ahmeti e Hashim Thaçi shesin e blejnë gjithçka në emër të shtetit, vetëm të mbesin në pozitat që janë’’

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:37
Ali Ahmeti e Hashim Thaçi

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj ka reaguar pas përhapjes së lajmit ku dyshohet që logo e përzgjedhur për herën e dytë si logo zyrtare për “10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, është e vjedhur.

Edhe pse ishte i menjëhershëm reagimi i autorit të logos i cili tregoi se që të dy dizajnët janë punim i tij, Zogaj me anë të një shkrimi në “Facebook” ka reaguar duke thënë se autori i këtyre logove është një tregtar i zakonshëm.

Zogaj e ka quajturAli Ahmetin si tregtar në Maqedon, dhe ka thënë se autori i logos njëherë në 2015 e kishte shitur logon për BDI-në, e tash tregtinë po e bën me Hashim Thaçin të cilin e ka quajtur ‘tregtar i zoti politik’.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Autori i ketyre llogove eshte nje tregtar i zakonshem. Duke e kuptuar shume mire se kujt po i ben llogo, pra kush jane pranuesit e punes se tij, duke i njohur po ashtu si tregtar, ka bere pazarin e vet: me te njejten pune ka perfituar dy here.

Ne 2015 me BDI-n e Ali Ahmetit, tregtar politik ne Maqedoni dhe tash njejte me Hashim Thacin, po ashtu nje tregtar i zoti politik. Qe te dy, ne emer te shteteve perkatese, shesin e blejne gjithcka, me te vetmin qellim qe te mbesin ne pozitat qe jane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test