Ish agjenti i SHIK-ut: Komandën në terrenin e vrasjeve në Dukagjin e ka pasur “KAÇKETA”

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut: Komandën në terrenin e vrasjeve në Dukagjin e ka pasur “KAÇKETA”

Nga: P.R Më: 15 janar 2018 Në ora: 22:15
"Ramushi liroi vrasësin e Sebehate Tolajt", ka thënë në letrën e tij, Shkumbin Mehmeti.

Gjatë ditës së djeshme, dëshmitari mbrojtur i prokurorisë speciale, Shkumbin Mehmeti, përmes një letre, deklaroi se vendimet e Gjykatës Themelore janë të ndikuara, siç thotë ai bandat e Ramush Haradinajt.

“Kërkesën time me pëlqimin e prokurorit të EULEX-it për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, dhe vendimet skandaloze të Gjykatave do t’i publikojë në të ardhmen e afërt. E them me përgjegjësi penale dhe morale se vendimet e Gjykatës Supreme janë ndikuar direkt nga bandat e Ramush Haradinajt, është fakt se dy ditë pasi është zgjedhur kryeministër Haradinaj, Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të jashtëligjshëm e ka liruar nga burgu Faik Shaqirin, i cili ka një aktakuzë të ngritur për vrasjen e policëve, për të cilët unë jam dënuar dhe është njëri nga vrasësit e Sebahate Tolajt dhe Tahir Zemajt”, thuhej ndër tjerash në letren e Mehmetit.

Image
Naim Miftari

Por, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka thënë se Komandën në terrenin e vrasjeve në Dukagjin e ka pasur njeriu i njohur me nofkën “KAÇKETA”, por duke mos dhënë më shumë detaje.

“KAÇKETA. Komandën operative në terrenin e vrasjeve në Dukagjin nga grupi i ....dhe Shkumbim Mehmetit,e ka patur njeriu me nofkën KAÇKETA o ju të verbërit e prokurorisë dhe ju hetues e gjygjtar pallaqo politik të Kosovës”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat