Kortezhi mortor, policia ofron mbështetje për familjen Ivanoviq - Bota Sot
Kortezhi mortor, policia ofron mbështetje për familjen Ivanoviq

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Kortezhi mortor, policia ofron mbështetje për familjen Ivanoviq

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:15
Pamje nga Mitrovica

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë përkrahje për familjen Ivanoviq, si dhe të krijojë lehtësira për përcjelljen e kortezhit mortor deri në pikën e kalimit kufitar.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke i kryer të  gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test