Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke kujtuar emërimin e ish sekretares së Shtetit 21 vite më parë, Madeleine Albright, ka vlerësuar se mandati i saj ka lënë gjurmë të mëdha edhe në Kosovë.
“Në kronologjinë e historisë politike, 23 janari i vitit 1997, shënon emërimin e parë të një gruaje për Sekretare të Shtetit në SHBA. Mandati i zonjës Albright ka lënë gjurmë të mëdha edhe për ne në Kosovë”, ka shkruat Thaçi në Facebook.