Vazhdimi i seancës, sot interpelanca e Haradinajt

Aktuale

Vazhdimi i seancës, sot interpelanca e Haradinajt

Më: 26 janar 2018 Në ora: 07:40
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën me fillim në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës si pikë e fundit është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Interpelanca është me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ky është rendi i ditës:

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,

Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat