Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia

Aktuale

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:28
Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Gjykata e Lartë e Turqisë ka miratuar ekstradimin nga shteti turk drejt Shqipërisë të Izet Haxhisë. Haxhia e ka bërë të ditur lajmin vetë për mediat. Haxhia tha se vendimin ia ka dorëzuar sot vetë avokati. Ai është akuzuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat dhe liderit të demokracisë Azem Hajdari. Gjykata shqiptare ka dhënë një dënim në ngarkim të tij prej 25 vitesh burg. Haxhia ka thënë pak kohë më parë se është dënuar me burg edhe në Greqi, edhe atje për vrasje.

Izet Haxhia ka qenë truproja e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha. Ai ka folur shpeshherë në lidhje me figurën e Berishës, duke hedhur akuza të ashpra në adresë të tij. Në lidhje me ekstradimin, Haxhia ka thënë se pas 12 vitesh u ra ndërmend në lidhje me ekstradimin e tij nga shteti turk në atë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat