Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk u rriten pagat - Bota Sot
Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk u rriten pagat

Aktuale

E enjte, 18 tetor 2018

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk u rriten pagat

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:05
Protesta

(E plotësuar) - Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar para objektit të qeverisë duke kërkuar realizimin e premtimit për ngritje të pagave në mënyrë lineare prej 100 euro.

Ata kanë paralajmëruar edhe grevë gjithëpërfshirëse nëse nuk realizohet ky premtim i dhënë nga qeveria aktuale.

“Menaxhment a keni edhe familjar tjerë të punësohen në KEK”, “Qeveri këndellu, Kosova nuk bënë pa dritë” ishin disa nga parullat me të cilat protestuan punëtorët e KEK-ut.

Protesta e cila kishte mbledhur një numër të madh të punëtorëve të KEK-ut, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejtë objektit të Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, Rafet Osmani ka deklaruar se kërkesa e tyre nuk e dëmton buxhetin e Kosovës.

Tutje ai u shpreh si ky menaxhment i KEK-ut e ka sjell Korporatën Energjetike të Kosovës në fund të djerrinës.

Osmani të dhimbshme e ka konsideruar edhe koston e shpronësimit në Hade e Shipitullë e që sipas tij përgjegjësinë më të madhe e ka menaxhmenti i KEK-ut.

Osmani: Kostoja e shpronësimit e dhimbshme                                                                                                              

“Tani kostoja e shpronësimit të kësaj zone kadastrale për ne sindikalistët dhe Sindikatën e Re të KEK-ut dhe punëmarrësit është e dhimbshme sepse këto mjete të shpronësimit sipas informatave të kam 30 milionë euro të kësaj zone janë djersë e këtyre punëtorëve sikurse secili institucion kishte me i krye punët e veta karshi obligimeve të qeverisë kostoja e zhvendosjes së kësaj zone kadastrale 52 hektarshe do të ishte 3.5 milionë euro, pra një përgjegjësi të madhe e ka ky menaxhment bashkë me ish bordin e drejtorëve të KEK-ut...Pra këto mjete në vend të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve të punës, ngritjen e sigurisë në punë për paga më të larta dhe më të dinjtëteshme ,këto mjete djers e klasës punëtore treten tek personat që kanë ndërtuar në atë zonë për përfitime personale si të atyre të pushtetit lokal dhe të pushtetit qendror “, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh se Qeveria e Kosovës punëtorëve të KEK-ut iu ka borxh njohjen e  kontributit për vitet 1990-1999. 

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK), Avni Ajdini, tha se Qeveria e Kosovës i ka detyruar punëtorët e KEK-ut të protestojnë për kërkesat e tyre  minimale

Ai tha se nëse nuk rriten pagat  Qeveria po i detyron që të dalin edhe jashtë kornizave sindikale.

Ajdini: Na kanë detyruar me dal me protestua

“Nuk ka qenë vullneti jonë, na kanë detyruar, por sot kemi dalur këtu me tregu vetëm një çështje fillestare që premtimet e veta të cilat na i kanë dhënë që t’i realizojnë, këtë apelojmë që sa më parë të realizojnë premtimet e veta sepse në të ardhmen do të ballafaqohen jo vetëm më këtë masë por edhe me masa të tjera popullore dhe po na detyrojnë që me dal edhe jashtë kornizës sindikale”, tha ai.

Edhe nënkryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica, ka kërkuar nga qeveria që të rrisin pagat dhe kështu premtimi i dhënë të mos mbetët mashtrim.

Llumnica: Urgjentisht kërkojmë rritjen e pagave

“Nuk është e hjeshme , kërkoj urgjentisht që të marr masa kryeministri i Kosovës, qeveria në përgjithësi, ministri Lluka dhe bordi i KEK-ut që rritja e pagave të punëtorëve të KEK-ut mos të jetë vetëm fjalë boshe dhe mashtrim por të bëhet realitet”,  u shpreh ai.

Kurse, avokati Afrim Salihu, kërkesën e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës e ka konsideruar si legjitime.

Hetem Kovaçi, punëtori i KEK-ut është shprehur i zhgënjyer me institucionet vendore të vendit derisa ka kërkuar nga liderët vendor që të përmbushin premtimin e dhënë drejt punëtorëve të KEK-ut.

Kovaçi: Duam me na i rrit rrogën

“Kërkesat janë me na i rrit rrogën qysh na e ka premtuar kryeministri me Kadri Veselin me kryeparlamentarin, janë ardh në Kosovën A dhe kanë thënë se 100 euro i keni rritje sot nuk ka asgjë, për atë kemi ardhur shkaku,  ajo, kushte të punës nuk kemi hiq por sot jemi ardhur vetëm për rritje të pagave”, tha ai.

Ndryshe, gjatë kësaj proteste me një minutë heshtje punëtorët e KEK-ut së bashku me sindikalistët e kanë nderuar punëtorin Fehmi Salihu i cili ditë më parë kishte vdekur në vendin e punës.

Image

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, duan rritje pagash

Me kërkesën për rritje pagash sipas premtimeve që kanë marrë, punëtorët e KEK-ut kanë protestuar në sheshin Zahir Pajaziti, duke premtuar se nëse kjo nuk ndodhë, do të ndërmarrin hapa tjerë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, si dhe një numër i punëtorëve të KEK-ut, protestuan në sheshin Zahir Pajaziti, duke kërkuar rritjen e pagave, sipas premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ata kërkuan edhe marrjen e pensioneve për punëtorët e larguar nga puna në vitet e 90-ta, ndërsa në rast të mosplotësimit të kërkesave ata kanë thënë se nesër do të vendosin a do të hyjnë në grevë, apo do të vazhdojnë me protesta, edhe më të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test