Lepaja: Flamurin kombëtar e largojnë, e flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë - Bota Sot
Lepaja: Flamurin kombëtar e largojnë, e flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Lepaja: Flamurin kombëtar e largojnë, e flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë

Nga: A.Zh Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:00
Fadil Lepaja

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Fadil Lepaja, ka komentuar rreth debatit për flamurin tek Rrethi në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Lepaja e ka quajtur akt të shëmtuar heqjen e flamurit kombëtar te Rrethi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se flamujt e Serbisë dhe Turqisë po valojnë lirshëm nëpër Kosovë, derisa sipas tij, kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë i Lepajës:

AKT I SHËMTUAR

Pas disa vitesh flamuri kosovar e zëvendëson atë kombëtar në hyrje të Prishtinës, shkruan një gazetë e jona. 

Gazetarët në shërbim të politikës ditore , ende nuk e dijnë, se hyrja e Prishtinës, nuk është te ky rreth, ku valon flamuri shqiptar, por është te rrethi në Çagllavicë! 

Heqja e flamurit shqiptarë, nga rrethi, nga ana e policisë Kosovare, me urdhër shtetëror, ndërkohë që flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë, është akt i shëmtuar dhe aspak në interes të qytetarëve të Kosovës./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test