Igor Sholltes nesër në Kosovë, përshëndet zgjidhjen për demarkacionin

Aktuale

Igor Sholltes nesër në Kosovë, përshëndet zgjidhjen për demarkacionin

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:00
Dr. Igor Sholltes

Anëtari i Parlamentit Evropian, Dr. Igor Sholltes, do që qëndrojë nesër në Kosovë për të përcjell ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ai si raportues për Kosovën në Parlamentit Evropian, ka mirëpritur progresin e bërë në zgjidhjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, njoftojnë nga zyra e tij.

Politikani slloven ka thënë se ky është hap i rëndësishëm i bërë në vitet e fundit për të eliminuar pengesat drejt liberalizimit të vizave, që është shumë me rëndësi për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat