Lavrov: BE shpiki termin “normalizim i plotë i raporteve” Kosovë-Serbi - Bota Sot
Lavrov: BE shpiki termin “normalizim i plotë i raporteve” Kosovë-Serbi

Aktuale

Lavrov: BE shpiki termin “normalizim i plotë i raporteve” Kosovë-Serbi

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:08
Sergei Lavrov

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka deklaruar se termi “normalizim  i plotë i marrëdhënieve” në mes të Kosovës dhe Serbisë është shpikur nga Bashkimi Evropian.

“Ne u pajtuam se BE-ja mori rolin e ndërmjetësuesit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, mendoj se një dialog i tillë është i nevojshëm dhe se baza e saj duhet të jetë Rezoluta 1244. BE-ja kur i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të merrte autorizimin e ndërmjetësimit dhe mori një autorizim të tillë, rezoluta u miratua dhe ne shpresojmë shumë që Brukseli do të bëjë përpjekje shtesë që në ndonjë mënyrë të shkohet përpara. Ju përmendët termin “normalizimi i plotë i marrëdhënieve”. Ky term është shpikur nga vetë BE-ja, dhe deri më sot, për aq sa më kujtohet, Brukseli nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë term”, ka thënë Lavrov.

Lavrov në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve dhënë në prag të vizitës së tij në Beograd ka thënë se iniciatiavat e ndërmarra nga Brukseli  në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhen realizuar, mbështetur nga të dyja vendet.

” Para së gjithash, kam parasysh detyrimin e Prishtinës për të krijuar Asociacionin e komunave serbe. Sa më kujtohet, katër vjet kanë kaluar që kur Prishtina e ka marrë këtë detyrim dhe asgjë nuk është bërë për shkak se liderët e Prishtinës nuk duan të kuptojnë atë që kanë premtuar dhe BE-ja nuk duket se dëshiron të ushtrojë presion mbi to vetëm për arsye gjeopolitike, nuk duan të pranojnë se një projekt gjeopolitik me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk shkon në atë mënyrë siç është konceptuar”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test