AAK nuk lëshon pe, Demarkacioni votohet edhe me raport të Bulliqit - Bota Sot
AAK nuk lëshon pe, Demarkacioni votohet edhe me raport të Bulliqit

Aktuale

AAK nuk lëshon pe, Demarkacioni votohet edhe me raport të Bulliqit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Ahmet Isufi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) kërkon që për demarkacionin të përfshihen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet palës kosovare dhe atyre të Malit të Zi, si dhe tw gjeturar e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare që është hartuar nga Shpejtim Bulliqi.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi ka thënë për KosovaPress se AAK e përkrahë demarkacionin për shënimin e vijës kufitar me Malin e Zi në pako ligjore.

“AAK kërkon që demarkimi për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të votohet me të gjitha marrëveshjet e arritura në formë të pakos, dhe të bëhet ligj. Ne nuk jemi në negociata me asnjë subjekt politik për të lëshuar ‘pe’ në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Isufi.

Deputeti i AAK-së shtoi se do ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin, por në pako ku janë të përfshira edhe raporti i Shpejtim Bulliqit dhe Aneks-Marrëveshja mes presidentëve.

Sipas tij, përmes Aneks-Marrëveshjes do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe në të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test