Ish kryeparlamentari, Kolë Berisha refuzon dekoratën presidenciale nga Thaçi

Aktuale

Ish kryeparlamentari, Kolë Berisha refuzon dekoratën presidenciale nga Thaçi

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:47
Kolë M. Berisha

Ish kryeparlamentari i Kuvendi të Kosovës, dhe ish zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë dekoratën presidenciale nga Presidenti, Hashim Thaçi.

“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njofuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë. Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”, ka shkruar Kolë M. Berisha në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat