Haxhiu: Në njërën anë ne kundër cenimit të territorit e në tjetrën aa që shtyhen dhe bëjnë manipulime

Aktuale

Haxhiu: Në njërën anë ne kundër cenimit të territorit e në tjetrën aa që shtyhen dhe bëjnë manipulime

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 23:01
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se deputetë janë si ‘makina votimi’, e një rast i tillë ka ndodhur sot me deputeten e AAK-së, e cila nuk e ka ditur çfarë ka votuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se VV është që nuk lejon cenimin e territorit dhe në anën tjetër ata që shtyhen dhe bëjnë manipulime.

Postimi i plotë:

Kur thonim që deputetet janë bërë "makina votimi" na thonin po e ekzagjeroni!
Ja shihe ka të tillë që e japin votën, thjesht dorën lart, dhe s'e dinë për çka. Rasti i deputetes së AAK sot në KPJ!

Situata është e qartë. Në njërën anë jemi ne që nuk lejojmë cenimin e territorit ndërsa në anën tjetër këta që shtyhen për renditje dhe fjalë boshe sikur "orientimi" dhe bëjnë manipulime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat