Loja e Hashim Thaçit për ta goditur Ministrin e Arsimit përmes Haradinajt

Aktuale

Loja e Hashim Thaçit për ta goditur Ministrin e Arsimit përmes Haradinajt

Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:26
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti Hashim Thaçi po përpiqet ta shfrytëzojë përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Europian i Cilësisë për ta goditur Shyqyri Bytyqin, Ministrin e Arsimit nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Edhe pse ky ishte një vendim i Ramush Haradinajt, për të cilin ishte mburrur ai publikisht. Burimet thonë se Presidenti ka gisht në fushatën e nisur në media për gjoja shkarkimin e tij. Nga ana tjetër, partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek Ministri, Qeveria bie.

Hashim Thaçi po kërkon që përmes kryeministrit Haradinaj ta shkarkojë ministrit e Arsimit, Shyqyri Bytyqin, që, sipas një burimi, po i prish terezinë strukturave arsimore të vëna e të kontrolluara nga Thaçi. Haradinaj nuk po mund ta shkarkojë ministrin sepse këtë nuk e lejon partneri i tij qeveritar, Fatmir Limaj.

Lajmi se kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkonte ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqin, gjatë ditës, pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) u demantua menjëherë nga Qeveria.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat