Pas dorëheqjes së Ahmetit, Haxhiu për fitoren e VV-së në Prishtinë i jep meritat dikujt tjetër - Bota Sot
Pas dorëheqjes së Ahmetit, Haxhiu për fitoren e VV-së në Prishtinë i jep meritat dikujt tjetër

Aktuale

Pas dorëheqjes së Ahmetit, Haxhiu për fitoren e VV-së në Prishtinë i jep meritat dikujt tjetër

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:15
Albulena Haxhiu ka komentuar edhe një herë dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar edhe një herë dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se shkarkimi i Ahmetit ka qenë i pritshëm tash e një kohë.

“Sa i takon kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, unë edhe dje kam pas një reagim në Facebook për faktin se largimin i tij nuk ka qenë diçka e befasishme, por që ka kohë dhe ka ditë që Shpendi nuk i respekton organet e VV-së duke i injoruar që të jetë i pranishëm duke përfshirë kryesin por edhe këshillin e përgjithshëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo vendimin e Ahmetit për të dhënë dorëheqje e ka quajtur të gabuar. Haxhiu meritat për fitoren e Ahmetit në Prishtinë ua ka dhënë aktivistëve të VV-së të cilat sipas saj kanë pasur një angazhim të jashtëzakonshme.

“Ka qenë dje e ditur që Ahmeti ka dhënë dorëheqje, por ka qenë e pritur qysh qe një kohë se ai do të largohet. Mendojë që ka gabuar që ka dhënë dorëheqje për shakë se ka pasur një angazhim  të jashtëzakonshëm nga aktivistët që Shpendi të jetë sot në mandatin e tij të dytë si kryetar. Konsideroj se ka qenë e padrejtë karshi aktivistëve por edhe qytetarëve të Prishtinës. Unë besoj që Shpendi të gjitha problemet që i paska pasur është dashur t’i ngritë në organet e VV-së por që nuk e di përse nuk ka ndodhur kjo gjë”, ka thënë Haxhiu sot në hollin e Kuvendit.

Shpend Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test