Mblidhet papritmas Kryesia e Kuvendit, nuk caktohet seanca për Demarkacionin

Aktuale

Mblidhet papritmas Kryesia e Kuvendit, nuk caktohet seanca për Demarkacionin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:05
Mbledhja e Kryesisë

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot papritmas pasi që punimet e seancës ka shkuar në pushim deri në orën 14:00.

Pas mbledhjes së  Kryesisë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se janë takuar  vetëm për rregulloren e punës së Kuvendit. 

Me këtë rast kryetari Veseli tha se nuk ka pasur tensione Brenda ndërsa shtoi se disponimi për votimin e demarkacionit po ndryshon dita- ditës duke përfshirë edhe deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mbledhja e Kryesisë (Drejtpërdrejt) 

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot pasi që Kuvendi ka shkuar në një pushim deri në orën 14:00.

Nuk dihet pika e rendit të ditës por besohet se do të vendoset seanca për Demarkacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat