Kurtin e pyesin për dorëheqjen e Ahmetit, do ju habis përgjigjja e tij

Aktuale

Kurtin e pyesin për dorëheqjen e Ahmetit, do ju habis përgjigjja e tij

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:25
Albin Kurti

Pas dorëheqjes së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje reagoi ky subjekt politik, por nuk pat reagim specifik nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Sot pas seancës së Kuvendit të Kosvoës, gazetarët tentuan të marrin përgjigje nga Kurti, për situatën e fundit në Vetëvendosje, por përgjigja që morën nga ai ishte jashtë kontekstit.

“Urime 8 Marsi”, ka thënë Kurti.

Për dallim nga Albin Kurti, dorëheqjen e Ahmetit e ka komentuar, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka thënë se ky vendim i Shpend Ahmetit është pritur mirëpo nuk e ka quajtur aspak të mirë.

Shpend Ahmeti mbrëmë ka konfirmuar dorëheqjen nga Vetëvendosje me arsyetimin se mospajtime po pengojnë në kauzat e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat