Hidhet poshtë oferta rumune, Kosova kërkon njohje nga Bukureshti - Bota Sot
Hidhet poshtë oferta rumune, Kosova kërkon njohje nga Bukureshti

Aktuale

Hidhet poshtë oferta rumune, Kosova kërkon njohje nga Bukureshti

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:27
Çollaku

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka deklaruar sot në Bukuresht pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se është i gatshëm të përfshihet në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se zgjidhja përfundimtare nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se ai nuk mund ta imagjinojë një zgjidhje që nuk e pranojnë serbe. Për, këtë ka ofruar gatishmërinë e vendit të tij që gjatë pjesës së parë të vitit 2019, Bukurueshti të marrë një rol në këtë cështje. Por, çfarë thonë në Prishtinë?

Gatishmëria e shtetit të Rumanisë, për t’u përfshirë në gjetjen e zgjidhjes për Kosovën, mirëpritet në Prishtinë, por së pari këtij i shteti i kërkohet njohja e pavarësisë, pasi rumunët janë njëra nga 5 shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duke komentuar këtë ofertë, ka thënë se Rumania së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas Çollakut, Bashkimi Europian është duke ndërmjetësuar bisedime dhe se pala kosovare nuk është duke kërkuar që të zëvendësohet Brukseli.

“Bashkimi Evropian është dhe mbetet ndërmjetës/lehtësues zyrtar i procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës dhe nuk jemi duke kërkuar zëvendësim për rolin vendimtar të BE-se si ndërmjetësues në këtë proces” ka thënë Collaku për Express.

Por, për të fituar kredibilitet, rumunët duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, ka thënë Çollaku.

“Kosova mirëpret ndihmën e çdo shteti demokratik për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rumania nuk paraqet përjashtim ne rast se qëllimet e saja janë kredibile. Por për te fituar kredibilitet ne këtë qasje, nuk është aspak vone qe si hap te pare te krijimit te mirëbesimit reciprok, Rumania ta njeh pavaresine e Kosoves” ka shtuar këshilltari i presidentit.

Ndryshe, iniciativën e Presidentit të Rumanisë e ka mirëpritur Vuçiq i cili ka thënë se presidenti rumun ka reputacion në botë dhe është kredibil edhe për faktin që Rumania s’e ka njohur pavarësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test