Zogaj sulmon ashpër Vetëvendosjen

Aktuale

Zogaj sulmon ashpër Vetëvendosjen

Nga: A.M. Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:51
Petrit Zogaj

Drejtor i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj ka reaguar pas hedhjes së gazit nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebokk ka shkruar se kryetari i VV-së është magnet për horrat dhe se i ndërron ato/a kur fillojnë që të mos jenë në nivelin e detyrës që ai mendon se duhen të jenë.

Postimi i plotë:

Albini nuk eshte horre, por ama eshte magnet per ta. I perdore e i keqperdore sipas situatave. I nderron ato/a kur fillojne qe te mos jene ne nivelin e detyres qe ai mendon se duhen te jene. I rikthen ato/a qe i kishte dikur. Pra, eshte ne kerkim konstant te horrave. Keshtu e ka ndertu logjiken e kundershtimit dhe e opozitarizmit me vite. Ketu s'po flas per votuesit e tij dhe LV-se, por per nje strukture njerezish afer tij. Shembull, se fundi ka zbulu kete horren Pacolli, sigurisht, kesaj te fundit i vijne ne mbeshtetje edhe kaubojet e horrat si Svecla e Aliu, te deshmuar qe shume kohe per nivelin e larte te horrellekut.

E vetmja keqardhje ne kete mes eshte per bashkejetesen e Glauk Konjufcajt me kete nivel kolegesh qe ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat