Dialogu me Serbinë: Deda kërkon konsensus qeveri-opozitë

Aktuale

Dialogu me Serbinë: Deda kërkon konsensus qeveri-opozitë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:40
Ilir Deda

Deputeti i Alernativës, Ilir Deda i ka bërë thirrje koalicionit qeveritar që menjëherë t’i ndërmarrë masat për krijimin e një konsensusi politik me opozitën në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Deda ka vlerësuar se me intensifikimin e fazës së fundit të dialogut të Brukselit, do të intensifikohen edhe provokimet nga ana e palës serbe.

“Me intensifikimin e fazës përfundimtare të dialogut të Brukselit për “normalizim” të raporteve Kosovë-Serbi, do të intensifikohen edhe provokimet më të ndryshme nga Serbia me një qëllim të vetëm - tensionim të atillë të gjendjes që të përmbushet kërkesa e Vuçiqit për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Lojë e vjetër me qëllim të qartë”, ka shkruar Deda, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

Sipas Dedës, partitë qeverisëse menjëherë duhet t’i ndërmarrin hapat për krijimin e konsensusit politik me opozitën në lidhje me këtë fazë të dialogut për “normalizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat