Zv.ministri nga Lista Serbe: S’kemi ditur asgjë për Policinë në Veri

Aktuale

Zv.ministri nga Lista Serbe: S’kemi ditur asgjë për Policinë në Veri

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:12
Polciia

Prezencat e forcave të shtuara të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë nxitur reagimin e Listës Serbe. Së fundi ka reaguar zëvendësministri i Brendshëm që vjen nga Lista Serbe, Milan Radojeviq

Ky i fundit ka thënë se nuk e ka pasur asnjë informacion në lidhje me dërgimin e Njësive Speciale në Mitrovicë.

Radojeviq ka deklaruar se me këtë çështje është marrë vetëm Policia e Kosovës, dhe ai nuk ka pasur qasje në këto informacione.

Ndryshe, një numër i serbëve aktualisht janë mbledhur para objektit të Gjykatës në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat