Murati: Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit

Aktuale

Murati: Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:40
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të shkarkojë zëvendëskryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo.

Postimi i Muratit në Facebook:

Kryeministri Haradinaj të shkarkojë zv.kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrimeve anti-shtet.

Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit që për kohë të limituar do të çonte përpara proceset më të rëndësishme për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin për të mbetur peng i Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat