Paçarizi: Duhet përgëzuar Policia e Kosovës, por mesazhi i ngjarjes mund të kërkohet në dy pista

Aktuale

Paçarizi: Duhet përgëzuar Policia e Kosovës, por mesazhi i ngjarjes mund të kërkohet në dy pista

Nga: G.B Më: 26 mars 2018 Në ora: 23:34
Arrestimi i Marko Gjuriqit

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Rrahman Paçarizi ka reaguar pas arrestimi dhe më pas lirimit për në Serbi të Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se arrestimi i tij nuk është vetëm zbatim i ligjit dhe për sa është e tillë, duhet përgëzuar policia e Kosovës, por ngjarja ka mesazh, përcjell Bota sot.

Sipas tij, mesazhi mund të kërkohet në dy pista, që janë: 1. Mesazhi i është dërguar Serbisë në kohën kur diplomatë rusë janë përzënë nga SHBA, disa vende evropiane dhe nga Shqipëria,

2. Mesazhi i dytë ka të bëjë me nevojën për hyrjen në një fazë të re në dialogun Kosovë-Serbi,

Postimi i tij i plotë:

Ngjarja e sotme lidhur me arrestimin e Gjuriqit nuk eshte vetem zbatim i ligjit. Per aq sa eshte e tille, duhet pergezuar policia e Kosoves. Kjo ngjarje eshte para se gjithash mesazh. Por, mesazhi mund te kerkohet ne disa pista, dy nga te cilat i shoh me te mundshmet:
1. Mesazhi i eshte derguar Serbise ne kohen kur diplomate ruse jane perzene nga SHBA, disa vende evropiane dhe nga Shqiperia. Ne kete rast kemi te bejme me rikonfirmim te qarte te vendosmerise se Kosoves per rreshtim ne krahun antirus. Ne favor te kesaj piste shkojne deklaratat e Vu?i?it pothuajse te pakontrolluara dhe aspak diplomatike;
2. Mesazhi i dyte ka te beje me nevojen per hyrjen ne nje faze te re ne dialogun Kosove-Serbi. As opsionet e reja dhe as Asociacioni nuk jane depertime te reja e te lehta qe mund te ndodhin pa thyerje te medha. Ne favor te kesaj piste shkon heshtja e gjate e kryeministrit Haradinaj dhe komentimi i qete dhe i shpejte i ngjarjes nga presidenti Thaçi.
Gjithsesi, vend per entuziazem nuk ka, sidomos nuk ka vend per shperthim turmash si sot ne Prishtine - ajo ishte shprehje e pafuqise dhe e frikes me shume se ckado tjeter. Policia duhet te kete kujdes qe zbatimi i ligjit te mos shnderrohet ne spektakel. Spektaklet behen zakonisht per konsum nga masat e gjera popullore.
E paça gabim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat