Nagavci: Arrestimi i Gjuriqit, ishte skenar i përgatitur më parë

Aktuale

Nagavci: Arrestimi i Gjuriqit, ishte skenar i përgatitur më parë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:16
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci ka theksuar se arrestimi i Gjuriqit dhe zhvillimi i ngjarjeve më tutje është nje skenar i përgatitur më parë.

Ajo ka thënë se arrestimi i zyrtarit serb, Marko Gjuriq dhe rrjedha e ngjarjeve që kanë pësuar më pas, janë bërë për interesa personale – konkretisht kjo është bërë në interes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Përcjellja e gjithë kësaj ngjarje, respektivisht e këtij aksioni në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mediat dhe prodhimi i një spektakli me Gjuriqin e arrestuar duke ecur rrugës, mendoj se flasin se gjërat kanë qenë të paramenduara më parë”, ka shtuar Nagavci.

Sipas saj, ndonëse ende nuk i kemi kuptuar të gjitha elementët e këtij skenari, ajo që ndodhi dje do të duhej të ishte gjë e zakonshme në një shteti ligjor, duke shtuar se arrestimi i Gjuriqit ishte paralajmëruar disa orë më parë edhe nga mediat serbe, gjë që bën të rritet dyshimi se ka një inskenim të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat