Familjarët e qytetarëve turq priten në zyrën e kryeministrit

Aktuale

Familjarët e qytetarëve turq priten në zyrën e kryeministrit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 14:15
Pamje nga takimi i tyre

"Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq", ky ishte mesazhi që shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, gjatë takimit ju përcjelli familjarëve të personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pas paqartësive të krijuara dhe mosinformimit në kohë të duhur lidhur me këto zhvillime, në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese sot ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke liruar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, tha  Arifi.

Gjatë takimit familjarët u informuan për gjithë këtë situatë të krijuar dhe morën zotimin se do të sqarohen të gjitha të panjohurat lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat