Luftë “komandantësh”

Aktuale

Luftë “komandantësh”

Nga: N.H Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Gecaj thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është totalisht jashtë kompetencave të tij.

Lidhur me deportimin e shtetasve turq, Gecaj thotë se, “komandantët” i prenë në besë, 6 shtetasit turq. Sipas tij, krerët e vendit shkelën rëndë të drejtat e njeriut dhe treguan se ende jemi larg nga të qenurit shtet serioz.

Krejt në fund, Gecaj thotë se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë së sekserëve pa vonesë.

Postimi i plotë:

Pas intervenimit spektakular, por befasues për Haradinajn, ndaj Marko Gjuriqi, perceptimi i përgjithshëm është se Hashim Thaçi edhe një herë, totalisht jashtë kompetencave të tij, japë urdhër edhe për depërtimin e 6 shtetasve turq, madje duke fshehur dorën e duke u bërë “toshë” (thuajse nuk di gjë). Pastaj Ramush Haradinaj shkarkon dy zyrtarë në stilin, “kur nuk ke çka i bën gomarit, i mëshon samarit”, duke pranuar kështu paaftësinë e tij totale për të kontrolluar elementet më të rëndësishme të shtetit. Pas reagimit të ashpër të Presidentit Turk, tani na paraqitet edhe tendenca për portretizimin Haradinajt si një hero i ngjarjes, edhe pse me këtë rrezikohet konflikt me një shtet të rëndësishëm për shtetin tonë të ri. Rezultati përfundimtar: për hir të rivalitetit të brendshëm për pushtet, “komandantët” marrin në qafë (i prenë në besë) 6 shtetasit turq; shkelin rëndë të drejtat e njeriut; provojnë se jemi ende larg nga të qenurit shtet serioz; vërtetojnë me siguri kapjen e shteti dhe institucioneve nga ana e “komandantëve” ; dhe rrezikojnë pa pikë nevoje marrëdhëniet me shtetin e Turqisë! Zgjidhja e vetme: rrëzimi i qeverisë së sekserëve pa vonesë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat