Selmani: Me Hashim Thaçin, qytetarët e Kosovës kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë

Aktuale

Selmani: Me Hashim Thaçin, qytetarët e Kosovës kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 23:07
Naser Selmani

Kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani duke komentuar aktualitetin politik në Kosovë, vlerëson se derisa klasa politike e Kosovës nuk izolojnë marksistët dhe leninistët e PDK-së, në krye me Hashim Thaçin, kosovarët kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë.

"Derisa klasa politike e Kosovës nuk izolojnë marksistët dhe leninistët e PDK-së, në krye me Hashim Thaçin, kosovarët kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë.Kryeministri Ramush Haradinaj duhet urgjentisht të nisë bisedimet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për të formuar qeverinë e shpëtimit kombëtarë. Sot është koha kur Haradinaj, Kurti e Mustafa duhet të nxjerrin Kosovën nga përqafimi i Erdoganit e Vuçiqit. Kosova nuk është provincë turke e serbe, por shtet i pavarur dhe sovran. Për fatin e Kosovës do të vendosin vetë kosovarët", vlerëson kreu i SHGM-së, Selmani.

Sipas tij, Kurti dhe Mustafa nuk duhet të lejojnë Lista serbe dhe Erdogani ta kërcënojnë kryeministrin e shtetit të tyre.

"Kosovarët duan të kenë marrëdhënie të mira me popullin turk duke u mbështetur në respektin e ndërsjellë. Deklaratat e Erdoganit kundër kryeministrit Haradinaj janë ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës dhe rrezikojnë marrëdhëniet dypalëshe", thekson Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat