“E them me përgjegjësi se asnjë vrasje politike nuk është bërë pa urdhrin e Thaçit dhe shtabit të Rognerit”

Aktuale

“E them me përgjegjësi se asnjë vrasje politike nuk është bërë pa urdhrin e Thaçit dhe shtabit të Rognerit”

Nga: D.RR Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:08
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Vëllai i Haki Ymerit, Ymer Ymerit, para disa kohësh ka ndërruar qëndrimin e tij ndaj presidentit Hashim Thaçi, ku më parë e akuzonte se kishte gisht në vrasjen e vëllait të tij, Ymerit.

E ish pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një statusi në Facebook, e thotë me përgjegjësi të plotë se asnjë vrasje politike nuk është bërë pa urdhrin e Thaçit dhe shtabit të Rognerit.

Ai shkruan se Thaçi po tenton që tërë fajin t’ia hedh Sabit Gecit, Rexhep Selimit, Fatmir Limajt, Sahit Jashatiy, por edhe Sami Lushtakut për këto vrasje.

Postimi i plotë i Miftarit:                                                                 

E more Ymer Ymeri...E ka akuzuar shumë kohë Thaçin, por Thaçi e ka e ka mashtruar e ka gënjyer apo e ka korruptuar Imerin në ato dallavere ka dit një pjesëtar i AKI-së nga Klina. Thaçi në vend që t’i bëj presion prokurorëve dhe gjygjtarëve për ta hetuar atë rast, ai i thotë Imerit se kinse i lahet me 100 pleq edhe pse sipas Kanunit 24 pleq janë maksimumi çka kërkohet për larje gjakrash.! Thaçi i jep kinse tre emra të vrasësve që nuk jetojnë më .! Por, nuk i tregon se ata një kohë kishin punuar për SHIK-un e Hashim Thaçit, Veselit, Sylës.! Dhe tërë fajin tenton t’ua hedh Sabit Gecit, Rexhep Selimit, Fatmir Limës, Sahit Jasharit,por dhe Sami Lushtskut.  E them me përgjegjësi të madhe se asnjë vrasje politike nuk është bërë pa miratimin apo urdhrin e Hashim Thaçit dhe shtabit të Rognerit, as Shqipëri as Kosovë e aq ma pak Drenicën e Hashim Brojës.

Dhe çfarë presidenti apo kryeministri kem kur me hoxhallarë, hagji, me be nëpër xhamia, e pleqnojnë me i  mbyll vrasjet politike ne Kosovë. Vrasja e Haki Ymerit dhe Begut nipit te Ahmet Delisë ne Drenicë, kanë prapavi politike.

Përfitues absolut i këtyre vrasjeve politike mbar shqiptare eshte klani Pronto i Hashim Thaqit e cili për pushtet e jep çdo gjë mbi tokë, është gjendje edhe Kosovën meja fal ndokujt me mujt veq të jetë vet ne pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat