Thaçi e Veseli ende asnjë fjalë pas aktakuzës në rastin ‘Pronto’

Aktuale

Thaçi e Veseli ende asnjë fjalë pas aktakuzës në rastin ‘Pronto’

Më: 6 prill 2018 Në ora: 21:11
Thaçi dhe Veseli

Pavarësisht se të gjithë nga këta erma kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), aktakuzën ndaj tyre nuk e kanë komentuar fare të parët e vendit nga rradhat e kësaj partie, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka qenë dhe vetë i përfshirë në bisedat me ish-shefin e PDK-së, por ai është treguar më i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin.

Në pëgjimet e siguruara nga Insajderi të bisedave mes Thaçit dhe ish shefit të kësaj Partie Adem Grabovci, Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata, dhe degjohet qartë se emrave që sot u është ngritur aktakuzë, ata i kanë emruar vetë.

Emrat e 11 të akuzuarave dhe funksionet e tyre:

Adem Grabovci, ish-deputet

Besim Beqaj, ministër aktual në Qeverinë Hardianj, ish-deputet, e po ashtu ka qenë Ministër i Financave në qeveritë e kaluara.

Zenun Pajaziti, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.

Fatmir Shurdhaj, ish-zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sedat Gashi, ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Xhavit Dakaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Njazi Kryeziu, ish-Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, aktualisht këshilltar i Kadri Veselit në Kuvend.

Arbenita Pajaziti, ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ilhami Gashi, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ismet Neziraj, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini”

Rexhë Abazi, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat