Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh - Bota Sot
Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Aktuale

Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:19
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Mustafa do të marrë pjesë në Konferencë e nivelit të lartë 'Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian' që do të mbahet më 25 Prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të jetë panelist në këtë konferencë ku do të flas për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet”

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Kryeministri, Kryeparlamanetari dhe Lideri i VV’së Albin Kurti.

Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane.

Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK'së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test