Vetëvendosje: Kosova me më pak se një libër për kokë banori - Bota Sot
Vetëvendosje: Kosova me më pak se një libër për kokë banori

Aktuale

E hënë, 15 tetor 2018

Vetëvendosje: Kosova me më pak se një libër për kokë banori

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:13
Sami Kurteshi

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me gjendjen alarmante dhe mohimin e së drejtës të qytetarëve për qasje në libër. Ndërsa ka kërkuar kod të veçantë dhe rritjen e buxhetit për librin.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, në një konferencë për media të mbajtur për nder të Ditës Botërore të Librit tha se VV-ja është e shqetësuar edhe me gjendjen e bibliotekave në Kosovë, derisa sa i përket mohimit të së drejtës të të rinjve për qasje në libër tha se edhe rezultatet e mëparshme të testit PISA janë pasqyrë e gjendjes aktuale.    

Ai u shpreh i shqetësuar edhe me numrin e vogël të literaturës që bibliotekat në Kosovë posedojnë, duke thënë se me më pak se 2 milionë libra, Kosova ka më pak se një libër për kokë banori.

Po ashtu, ai theksoi se bibliotekat në nivel komunal janë në gjendje të rënd nga infrastruktura e deri tek mos përditësimi i fondit të librave.

Sipas tij, këto biblioteka nuk funksionojnë, nuk janë të lidhura mes vete dhe nuk i plotësojnë as standardet minimale bashkëkohore për funksionimin e tyre.

Kurteshi: Kjo i bie më pak se një libër për kokë banori në Kosovë

"Agjencia e Statistikave të Kosovës deklaron se fondi i gjithmbarshëm i librave në Kosovë, është 1 milionë e 793 mijë libra. Kjo i bie më pak se një libër për kokë banori në Kosovë dhe këtë relacion besoni se nuk e gjeni askund në botë. Biblioteka kombëtare deklaron t’i ketë në fondin e vet diku 2 milionë tituj, nuk është fjala për libra por për tituj ku futen dokumente të ndryshme, revista shkencore, gazetat, pra 2 milionë tituj, por që nuk janë libra. Pra mund ta merrni me mend si është gjendja në nivel komunal, ku në krejt Kosovën kemi nja 108 biblioteka ku prej tyre 13 janë në Prishtinë, 11 janë në Gjilan dhe tjerat janë të shpërndara nëpër komunat tjera, por mund ta merrni me mend cili është fondi i librave në biblioteka dhe cili është përditësimi", tha ai.

Bibliotekat në nivel komunal sipas Kurteshit, janë në gjendje të rënd nga infrastruktura e deri të mos përditësimi i fondit të librave, madje siç tha ai, duke mos ofruar as ambient të përshtatshëm për lexim.

Tutje, deputeti i Vetëvendosjes tha se përqindja e analfabetëve absolut në Kosovë është në rritje dhe për këtë ai bëri apel që Kosova të ketë kodin e veçantë për librin dhe të rrisë fondet, pasi që deri më tani sipas tij shpenzimet [ër librin janë zero.

Kurteshi: A mund të bëjë dikush bilancin e shpenzimit për asfalt dhe për librin

“Sa i përket financimit të librit në përgjithësi në Kosovë, unë në një farë mënyre po bëj edhe një pyetje a mund të bëjë dikush bilancin e shpenzimit për asfalt dhe për librin, ndoshta ju e dini gjithë sa jepet për asfalt në Kosovë, por për librin po iu them se jepen zero euro, kjo është jashtëzakonisht tragjike. Shqetësim i VV-së është mungesa e fondeve për librin, buxheti i Kosovës nuk ka kod fare për librin, ka ndonjë subvencion aty këtu, por libri dhe dija nuk mbahen me subvencion ‘ad-hoc’ që iu jepen individëve apo autorëve të veçantë, e aty sidomos kur mund të gjejnë ndonjë lidhje diku në ndonjë komunë apo në Ministri”, u shpreh Kurteshi.

Sipas tij, politikat favorizuese për librin janë platformë e zhvillimit kombëtar.

Ndërsa përmes kësaj konference Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të rritet buxheti në Kosovë për fondin e librit dhe botimet në Kosovë, të hiqet TVSH-ja nga të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me librin si dhe të krijohet një fond i veçantë Kosovë – Shqipëri për përkthime të librit.

***

Vetëvendosje në Ditën Botërore të Librit: Gjendje alarmante

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me gjendjen alarmante të librit në Kosovë. Ndërsa ka kërkuar kod të veçantë dhe rritjen e buxhetit për librin.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, në një konferencë për media të mbajtur për nder të Ditës Botërore të Librit tha se edhe rezultatet e mëparshme të testit PISA janë pasqyrë e gjendjes aktuale.

Ai ka ngritur shqetësimet lidhur me numrin e vogël të librave që posedojnë bibliotekat e Kosovës, prej më pak se 2 milionë sosh, e që sipas tij i bie se ka më pak se një libër për kokë banori. Derisa ka tjeksuar se shpenzimet për librin janë zero.

 " Agjencia e Statistikave të Kosovës deklaron se fondi i gjithmbarshëm i librave në Kosovë, është 1 milionë e 793 mijë libra. Kjo i bie më pak se një libër për kokë banori në Kosovë dhe këtë relacion besoni se nuk e gjeni askund në botë. Biblioteka kombëtare deklaron t’i ketë në fondin e vet diku 2 milionë tituj, nuk është fjala për libra por për tituj ku futen dokumente të ndryshme, revista shkencore, gazetat, pra 2 milionë tituj, por që nuk janë libra. Pra mund ta merrni me mend si është gjendja në nivel komunal, ku në krejt Kosovën kemi nja 108 biblioteka ku prej tyre 13 janë në Prishtinë, 11 janë në Gjilan dhe tjerat janë të shpërndara nëpër komunat tjera, por mund ta merrni me mend cili është fondi i librave në biblioteka dhe cili është përditësimi", tha ai.

Kurteshi bëri të ditur se numri i frekuentuesve të bibliotekave të qytetit është më i vogël se 100. Ndërsa duke folur për gjendjen e bibliotekave, ai tha se ka një mori arsyesh që janë për tu brengosur, pasi që bibliotekat në Kosovë nuk ofrojnë as ambient të përshtatshëm për lexim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test