Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, janë mike të vendit.
“Këto pesë vende s’e kanë njohur Kosovën por e kanë përshëndetur dokumentin e Presidentit Ahtisaari, prandaj këto vend ejani mike të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Edhe në raport me Rusinë, do të ishte me interes jetik, për Ballkanin dhe të mirën e Serbisë, njohja e Rusisë për Kosovën”.
“Duke njohur Kosovën, Rusia do ta ndihmonte më së tepërmi Serbinë. Do ta lironte nga barra e mitit të rrejshëm në raport me Kosovën”.
Këto deklarata Thaçi i ka dhënë gjatë Konferencës Rajonale “Dekada e Ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”