Eskalon debati Haliti-Quni, acarohet keq Xhavit Haliti

Aktuale

Eskalon debati Haliti-Quni, acarohet keq Xhavit Haliti

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:59
Xhavit Haliti dhe Anton Quni

Debati në mes të Xhavit Haliti dhe Anton Qunit është ndezur sërish në seancën e Kuvendit.

Xhavit Haliti i kërkoi sqarime Qunit se cilat dëshmi për 8 milionë marka I ka dorëzuar në lidhje me 8 milionë marka gjatë kohës së luftës.

Quni tentoi të sqarojë disa herë këtë çështje, por Haliti i kërkoi fakte.

Quni i tha Halitit se nuk është këtu në stacionin policor ndërsa e akuzoi edhe për gjëra tjera të rënda.

Ai tha se Haliti ndoshta po mendon se është në vitin 1999 “ku jeni mësuar të dhunoni, vrisni, shantazhoni,etj…”.

Kjo deklaratë e ka acaruar sërish Halitin i cili e ka quajtur rrenc Qunin duke I thënë se nuk ka asnjë dëshmi as për ato çka tha për 8 milionë markat e luftës e as për akuzat e tjera.

Është pikërisht deputeti Quni i cili është i drejtuar nënkryetarit, Haliti duke i thënë se nuk e kupton pse po e shfaq këtë nervozë.

“S’ka portal që s’thotë se e dorëzoj Anton Quni një dokument që dëshmon se Xhavit Haliti i ka marrë 8 milionë marka. Ke dorëzu dokument, por jo për 8 milionë marka”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë Quni i është kundërpërgjigjur se tashmë i kanë të gjitha dëshmitë se për cilën shumë bëhet fjalë.

“Është njëra dëshmi normal që s’kam arrit t’i dëshmoj të gjitha por në ato dëshmi janë vula të Ministrisë së Mbrojtjes së aso kohe, numri i protokolit dhe janë protagonistët”, ka shtuar Quni.

Ndërkohë nënkryetari Haliti ka vazhduar me pyetje se a janë 8 milionë marka?

“Zoti Haliti janë më shumë se 8 milionë marka që janë nda për nevoja të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”,ka thënë Quni teksa Haliti ka pyetur atë se a janë nënshkruar prej atij.

“A janë nënshkruar prej meje pot ë pyes Anton rrenci? Po vazhdon me rrejt”, ka thënë Haliti. Nëse del një shqiptar ose përfaqësues i komunitet  që unë e kam marrë në pyetje, e kam shantazhuar dhe i kam thënë një fjalë të keqe përpos me gjaknxehtësi me shokët e mi më shumë unë nuk kisha nejt këtu. Unë s’kam rreh kërkënd, s’kam shantazhu kërkon ashtu siç po thu ti, por ti po i flet unë s’po du të flasë. Edhe atë ditë ke gënjyer sepse unë s’kam nënshkruar asnjë dokument. Gjithçka çfarë kam nënshkruar e kam nënshkruar me emër dhe mbiemër tem, pra jap llogari vetëm për pjesën që e kam nënshkruar edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Nuk e thash për ty por mediat si duket janë të interesime me kriju jo-debat të brendshëm por disa media të paguara janë të interesuara me hap fjalë. Unë jam i interesuar që ne të merremi vesh bashkë për gjithçka. Edhe ata që kanë qenë edhe ata që s’kanë qenë, të gjithë kemi gabime dhe të meta por mendoj se është fer që të them se unë s’kam nënshkruar 8 milionë marka”, ka thënë tutje Haliti.

Deputeti Quni ka shtuar se i vjen keq që Haliti po reflekton që ka pasur bashkëpunim.

“Po më vjen mirë që po reflektoni që keni pas bashkëpunim, unë i dorëzova disa dokumentet mbetet tek ju t’i publikoni dhe bëj thirrje tek autoritet që kanë menaxhuar me këto fonde të tregojnë se a janë më pak apo më shumë. Ju kërkuat dëshmi, unë ato i solla”, ka thënë ai.

Si përfundim Haliti ka thënë se Quni s’ka sjellë dëshmi për 8 milionë marka të nënshkruara nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat