Sot, po mbahet Samiti i Partive Popullore Evropiane në Bullgari, ku të pranishëm janë nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
Ky takim po përqëndrohet në përgatitjet për Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa, Haziri dhe Abrashi do t’i zhvillojnë disa aktivitete dhe do të kenë takim me Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, për të cilat aktivitete do të ju njoftojmë gjatë ditës.