Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë, në Samitin e BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ata me këtë rast janë takuar me presidentin e EPP-së, Joseph Daul, të cilin e njoftuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kërkuan mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.
Ndërsa, Daul konsideroi se roli i LDK-së gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyçe për këtë proces.
Gjatë punimeve, Haziri do t'i drejtohet të pranishmëve, liderëve politik e institucional nga Evropa, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.