Dugolli fajëson UÇK-në që nuk bëri shkëmbimin e Ukshin Hotit me të burgosur serbë të luftës - Bota Sot
Dugolli fajëson UÇK-në që nuk bëri shkëmbimin e Ukshin Hotit me të burgosur serbë të luftës

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Dugolli fajëson UÇK-në që nuk bëri shkëmbimin e Ukshin Hotit me të burgosur serbë të luftës

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:26
Ukshin Hoti

Gjenerali i pensionuar Enver Dugolli, i cili ka shërbyer edhe si atashe ushtarak në Tiranë, ka kujtuar sot përvjetorin e zhdukjes së politologut Ukshin Hoti. Ai madje ka akuzuar strukturat politike të asj kohe dhe UÇK-në se nuk ka bërë asnjë përpjekje për shkëmbimin e të burgosurve të luftës me të burgosur politikë si Ukshin Hoti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, më 16 maj, bëhen 19 vite që kur u nxor nga burgu i Dubraves, kinse për tu “liruar”, dhe që nga ajo ditë, nuk dihet asgjë për fatin e këtij kolosi të madh të kombit Shqiptar!
Në kohën sa qëndroj në burg, paria e klasës politike të kohës, duke mos i përjashtuar edhe udhëheqësit e UÇK-së, nuk e kërkuan ( edhe pse kishin mundësi) asnjëherë lirimin e tij, e pse jo edhe me shkëmbimin e ushtarëve serb të zënë në zonat e luftës!
Kush më shumë se ai e meritonte?
Kosova dhe lufta që zhvillohej për liri, kishte nevojë për mendjen dhe vizionin e tij!
Tani kur nuk dihet ende asgjë për fatin e tijë, asnjëherë në bisedimet ( dialogun) që u zhvilluan dhe vazhdojnë të zhvillohen, nuk u kushtëzua Serbia me dhënien e informatave se ku gjendet, apo çka ndodhi me fatin e tij!
Ukshin Hoti ka emër që tejkalon përmasat edhe përtej kufijve etnik, prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare ka obligim dhe detyrë të bënë trysni për zbardhjen e rrethanave dhe fakteve të zhdukjes së tij!
Qe 19 vite jetojmë me plagë në shpirtë o baca Ukshin Hoti, kur u përshëndetëm për herë të fundit në burgun e Dubraves!
Shumë po na mungon! Po i mungon jo vetëm familjes dhe miqve, po i mungon Kosovës dhe Shqipërisë, shqiptarëve anekënd botës dhe jo vetëm!
Qe 19 vite po lutemi për ty o i madhi Ukshin Hoti!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test