Vazhdon debati i ashpër, Lladrovci i reagon përsëri Zekës: Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të! - Bota Sot
Vazhdon debati i ashpër, Lladrovci i reagon përsëri Zekës: Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Vazhdon debati i ashpër, Lladrovci i reagon përsëri Zekës: Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!

Nga: N.A Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:00
Ramiz Lladrovci

Kryetari I Drenasit, Ramiz Lladrovci i ‘është përgjigjur akuzave që ka dhënë deputeti i Nismës, Milaim Zeka, I cili kishte thënë se  kryetari aktual i Drenasit e ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se qëndron pas vrasjes së veprimitarit të çështjes kombëtare dëshmorin, Behajdin Allaqi.

Milaim Zeka thotë se Ramiz Lladrovci përmes këtyre kërcënimeve ka arritur ta shantazhoi Presidentin Thaçi, ku përmes këtyre shantazheve ka arritur të bëhet ambasador dhe kryetar komune.

Gjithashtu Zeka kishte akuzuar edhe Lladrovcin edhe per nje rast ku kane kanë  tentuar ta vrasin edhe vllaun e tij, dëshmorin Fehmi Lladrovci.

Lladrovci ka shkruar se është në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekes I cili po përpiqet ti njollosë liderët dhe familjarët e dëshmorëve.

Më poshtë mund te lexoni statusin e plotë:                                             

Reagim ndaj shpifjeve të reja të Milaimit, Tellall që s’ka të ndalur!

Pretendimet e mia se mbrëmë, Milaim Zeka ka shpifë, dhe do ta padis, ka nxitë gjithë vrerin e këtij tellalli, duke zgjeruar shpifjet me personazhe e personalitete tjera të jetës publike.

Sqaroj opinionin dhe personalitetet dhe familjarët e tyre, të apostrofuara nga Milaim Zeka se kurrë në jetën time as nuk i kam paditur, as akuzuar as shantazhuar.

Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka.

E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve.

Milaim Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin, sepse është i tillë. Plot damka që në thelb e kanë rrenën.

Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test