Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës - Bota Sot
Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:51
Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës

Ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe me anë të një komunikate për media njofton se është takuar me dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e veriut Vlladan Mihajloviq.

Siç bëhet e ditur në komunikatë në këtë takim është folur për strukturën dhe përmbajtjen e projekt-statutit të Bashkësisë së komunave serbe dhe shumë aspekte të tjera ligjore rreth hartimit të këtij dokumenti.

“Dekani Mihajloviq ka vlerësuar se pa ndryshim të Kushtetutës së Kosovës nuk mund të vendoset një bazë e vlefshme ligjore për funksionimin e Bashkësisë së komunave serbe në përputhje me atë që ishte rënë dakord në Bruksel”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e Ekipit menaxhues u shpjeguan bashkëbiseduesve se autoriteti i pavarur, që ka marrë mandatin nga Bashkimi Evropian, dhe fushëveprimi dhe mandati i të cilit është përcaktuar me marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të Brukselit.

“Është specifikuar se Prishtina, ose cilido tjetër, nuk ka mandat të kontrollojë ose drejtojë punën e Ekipit menaxhues, por vetëm me kërkesën e tij, me anë të vetëqeverisjeve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, mund të ofrojë mbështetje në punën, që ka qenë dhe kornizë për mbajtjen e takimit të sotëm”, thuhet në njoftimin e Ekipit menaxhues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test