Thaçi takohet me Mogherinin dhe Vuçiç, tregon për çka biseduan - Bota Sot
Thaçi takohet me Mogherinin dhe Vuçiç, tregon për çka biseduan

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Thaçi takohet me Mogherinin dhe Vuçiç, tregon për çka biseduan

Nga: G.B Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:14
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Sofje ku është takuar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka treguar se me të ka biseduar për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e BE-së, liberalizimin e vizave, vazhdimin e dialogut, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu është takuar me presidentin serb, , Aleksander Vuçiq, me të cilin është pajtuar që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt

Postimi i tij i plotë:

Sapo kam arritur në Sofje, ku takimin e parë e kam zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Me të kemi biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen.

Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini kam zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë.

Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB.

Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje. HTH./BS/

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test