Hoxha: BE ta njohë progresin në Kosovë - Bota Sot
Hoxha: BE ta njohë progresin në Kosovë

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Hoxha: BE ta njohë progresin në Kosovë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:33
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, ka shprehur besimin se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të këtij viti.

Ajo tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovë.

“Për më tepër, kemi pasur dy herë më shumë kritere për të plotësuar për liberalizimin e vizave se sa vendet e tjera. Por e kemi përmbushur atë dhe BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovës. Unë shpresoj se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të vitit’, tha ministrja Hoxha.

Ajo pret që nga samiti i Sofjes, ku po merr pjesë edhe Kosova, që politikanët e BE-së të marrin hapa më konkretë në procesin e zgjerimit, ndërsa ka shprehur keqardhje për faktin se Spanja tërheq një paralele midis Katalonisë dhe Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është e ligjshme. Spanja kurrë nuk ka kryer krime të tilla si Serbia në Kosovë: kishte akte lufte, vrasje, dëbime masive, përdhunim. Spanja është një demokraci dhe nuk duhet të krahasohet me Serbinë”, është shprehur ministrja Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test