Zyrtari i Vetëvendosjes: Thaçi pafytyrësisht e pranoj se Kosova nuk fiton 100% nga dialogu me Serbinë

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes: Thaçi pafytyrësisht e pranoj se Kosova nuk fiton 100% nga dialogu me Serbinë

Nga: H.O. Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe anëtar i Komisioni Qendror Zgjedhor nga kjo parti, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook ka thënë se ndonëse Pakoja e Ahtisarit u pranua si kompromis i dhimbshëm, dialogu në Bruksel ka prodhuar 33 marëveshje përtej kësaj pakoje, por që nuk janë të mjaftueshme.

Ai duke iu referuar deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi, thotë se pafytyrësisht ai është deklaruar se asnjëri shtet nuk do të marrë 100%,në përfundim të këtij dialogu.

Postimi i plotë:

Pakoja e Ahtisarit u pranua me arsyetimin si kompromis i dhimbshëm - por nuk përfundoi aty; dialogu i ashtuquajtur teknik prodhoi 33 marrëveshje - të gjitha për çështje të brendshme dhe përtej Pakos së Ahtisarit- por nuk përfundoi as këtu; sërish na thuhet se ky vit është viti i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, përtej 33 marrëveshjeve të deritanishme, edhe më përtej e përkundër vet Ahtisarit.

E krejt në fund, pafytyrësisht, në emër të vetë Kosovës deklarohet se asnjëra palë nuk do të marrë 100%. Ne asnjëherë s'e kishim 100%-in që duhet ta kishim, por paralajmërojnë bartësit e institucioneve të Republikës se në fund të këtij dialogu, nuk do të kemi plotësisht as atë që s'e kishim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat